Fryma poetike e së dielës me poeten:-Nexha REÇICA
DASHURI PAFUND
———————————
U harkuan dyert e dritaret
jashtë në cep të tyre
po ikë një furtunë.
Sërish më zgjon një zë fatlum
në krahët e tij më përkund
për të rilindur feniks
me dashuri pafund.
& & &
BUZËQESHJE
——————————
Buzëqesha,
kur më the të dua,
e kur më the
të kam yll.
Buzëqesha,
kur shoqërohesha me
hënën
dhe ti ishe dielli im
që më ngrohë.
Buzëqesha
Edhe atëherë,
kur më the
nuk të dua.
I buzëqesha hënës
yllit
diellit.
Buzëqesha përherë
edhe sonte
se ai yll,
ai diell
dhe ajo hënë
nuk shuhen kurrë.
/www.qendrapress.com/