Fryma poetike e së dielës me poeten:-Orgela TAFILAJ
Dhe…
—————————
Prapë mbetëm gjallë
Çuditeni
Prapë folëm shqip
Dhe prapë përshëndetemi shqip
Eh, gardian gardian
Se ditke gardian
Livadhet sa më shpesh kositen
Bari del më i shpeshtë
Dhe prapë më mëshon
Gabohesh gardian
Edhe ata që ju futën në lojën e vdekjes
Se kur fryn erë e fortë
Shqiponjat nuk e ndalin fluturimin
Nuk i paske parë gardian
Nuk paske dëgjuar për to
Dhe vazhdon prapë të më sjellësh
Sa je mbushur frymë
Po shkumon gardian
Dhe prapë vazhdon me të rëna
S’e di gardian
Ideali im
Është më i fortë
Se kërbaçi yt
RROFTË SHQIPËRIA
/www.QendraPress.com/