Fryma poetike e së dielës me poeten: Sherife Berisha THAÇI
KONGRESI I MANASTIRIT
—————————-
Kongresi i Manastirit, bëri historinë,
Filloi punët me 14-Nëntor të vitit 1908,
Shkronjat formohen për ardhmërinë,
Për të qenë të vetëdijëshëm në jetë.
Aty u vulosën 36 shkronjat e arta
Nga të cilat krijohen fjalë e fjali,
Në zemrat tona japin miliona gufime të zjarrta,
Kuvend i Manastirit, shenjëtor në histori.
36 Shkronjat, janë dega ime e Fisit të parë,
Me to, të gjallët gjallërojmë,
Me to shkruhet krenaria e Plisit të Bardhë,
Të vdekurit i bëjmë të
pa-vdekshëm përgjithmonë.
Folenë e kanë në Manastir,
Aty hedhin valle dorë për dorë,
Sot Alfabeti ynë është më i mirë,
36 shkronjat që shkëlqejnë si Meteor.
ZËRAT
——————
Mesnatë…!
Larg, kënga dëgjohet,
Kënga e moçme.
Mes meje e këngës,
Jehon zëri i Tij Unë
Ai dhe kënga,
Trio, në korin e
përditshëm të këndimit.
MES MEJE E TEJE
———————-
Mes meje e teje
Një det i madh
Det kujtimesh !
Mes meje e teje
Kryqëzohen shikimet
Butësisht si rrezet !
Mes meje e teje –
Digjet një zjarr
Shuhet një urrejtje
/www.qendrapress.com/