Fryma poetike e së dielës me poeten; Shukrije GASHI
RECESION DEZINFEKTUES
—————————————
Asgjë me do të jetë njësoj
prapa stinës vdekje kurdisur
me pahir
rruge të zbrazëta trishti flasin me heshtjen
tek tuk një plake a plak ngrehe këmbët zvarre
një qese najloni buke e zarzavate
ndërsa në anën tjetër të rrugës
ca të rinjtë dy nga dy ende buzëqeshin shkujdesur
poshtë ballkonit një grup fëmijësh
lozin dhe llafosen me zë të ultë
nuk është mire te rrime me gjate
thërret zëshëm një çupurlinë qe rri ne këmbë
me flokë të verdha deri në supe
Nuk e di pse mu kujtua koha
e bombardimeve ne Kosovë një rrëqethje
kurrë e harruar ma mori vale trupin
shtypi botëror çdo ditë e jo rrallë edhe në facebook
qarkullojnë profeci konsiparcioni zbulimesh e marzi
ha mendjet top ç’është virusi covid19
Pyes veten nuk e di pse vdekjet kurrë janë numëruar
kaq shumë e shifrat janë t’ matshme
një stuhi recesioni dosido do’ i ha bizneset
e vogla me një përtypje te kalkuluar
sofrat e vartësve pushtetar e trohet e shportave
te vogla
te mëdhnjet gogësijnë nga zgjidhja e rebusit2021
një spastrim ekonomik i bene mire epokës turbulluese
verdhe e blu ne çarçafin kolorit tryezave pandemike
ta shpife dhimbsunia me pompozitet
vazalesh akrobat te biznesit pandemik
kurrë vdekjet kaq shume nuk janë numëruar
rrugët janë te pastra e me shije vetmie
as harxhime nuk bëhen
për të vdekurit pa lamtumire
gjithçka ne recesion dezinfektues
dorështrënguarit numërojnë centët
varrmihësit politik fërkojnë duart
vaksinat kushtojnë shtrenjte edhe ne pritje
do te jete vere e thate thonë meteorologët
vdekjes nuk i besoj edhe po me mori… /www.QendraPress.com