Fryma poetike e së dielës me poetin; Refki RESHITAJ

NË SAMADRAXHË

——————————

Në Samadraxhë, sot u këndua një këngë e re.

Jo aso kënge që i këndonim kur ishim fëmijë ne.

Jo,aso këngësh për ata që nuk i njihnim,

Me ato tekste që të tjerët na i binin ?!

Në Samadraxhë sot u këndua këngë për trimëri.

Për të 15 dëshmorët që u flijuan për Liri.

Për ata që i kapën armët kur e kërkoi Atdheu

Ashtu si dikur që bëri dhe Skenderbeu !

Emër për emër të gjithë u përkujtuan,

Me respekt dhe dashuri u nderuan.

Po, po një nga një emër për emër,

Sepse Samadraxha i mban në zemër !

Të gjithë së bashku në një fotografi,

Me Adem Jasharin mu në mes, aty !

E përball tyre qëndronin krenarë

Nënat e dëshmorëve bashkë me baballarë !

Sa mirë, tash të tjera këngë këndohen në këtë fshat,

Aso këngë që zemrat na i ndezin flakë.

Tek lapidari madhështor, dëshmi për kohën e re.

Për lirinë e fituar dhe luftën për Atdhe !

Për trimat luftëtarë që i dolën vendit zot,

Vepra e të cilëve nuk harrohet dot.

Ata shndrisin e do bëjnë dritë përgjithmonë,

I bekoftë Perëndia në Samadraxhën tonë !

/www.QendraPress.com/