Fryma poetike e së dielës me poeten;-Shukrije GASHI

“Vdekjes nuk i besoj”

——————————-

Liria ka emrin e Yllkës

dashninë e Kosovës

mallin e Shqipërisë

Liria ka emër kodrën e

Çabratit rojet e Lirisë

Mëngjeset e muzgjet

trishtin e nanave netëve

pa gjumë shpresebjerruna

pragjeve t’shtepise

Yllka erdhi dëshmore njoma

e shpirtit lulëkuqe fushave

t’Gjakoves anderra e çdo vajze

t’lire

Oooo Liria ka emrin Yllka

te gjithë Yjet ne qiellin e memdheut

fresku pushit për sytë

qe u mbyllen dje

batareve me plumba

dhimba jone kombëtare

ne çdo stine

Lavdi e mall zgjuar

hijet e ankthi i Nanave

vdekjes nuk i besoj

/QendraPress.com/