Fryma poetike e së dielës me poeten: Uarda Albunesa

Mi ço fjale!

-©Uarda Albunesa

Mi ço fjalë atij të ligut,

Që me emnin tem triblon,

E në portën e armikut,

Auto-gol padasht shënon;

Sa herë emnin tem përlesh,

Zgjon në mu tjeter instikt,

Predator jam në natyrë,

E gjuaj prenë me hap fisnik;

O I ligë, njeri i keq,

Qysh në zanafillë jeton,

Unë ta njoh mirë talentin,

Ti veç thikë në shpinë lëshon;

Mandej duart fort fërkon,

Me ligësi Kur Dam ti ban,

Mos e nguc inatin tem,

Gjak në vetull ty të marr!

/www.QendraPress.com/