Fryma poetike e së dielës me poeten; Valbona R. HADRI
Ai donte të fliste
——————————–
Me sy lodhur
Por me kapakë gjysmë të hapur,
Shqetësimi i verbërisê
Hap plagët e dhembjes.
Ai la natën e përgjumur,
për sytë e nënës.
Ngadalë,viijëzoi hartën e përjetësisë dhe paloj në kokë pëshpëritjet me lutjet e saj.
Nën hijen e vetmisë, hapat e rêndê ngarendën duke e fikur dritën e jetës.
Ai nuk arriti të mbushej frymê,
pushoj, në burgun e errët…
Drita e lirisë humbi shkëlqimin e saj
Ai donte të jetonte,
por pa thënë asnjê fjalê.
Ai u bë një me Flamurin Kombëtar.
/www.QendraPress.com/