Fryma poetike e së dieles me poeten;-Vilma NIKA

Të Dielat Magjike.
————————————-
Ti ecën rrugëve të qytetit,
me stilin tënd, gjithë nur e sharm.
I buzëqesh dhe retë e qiellit
kur trokëllin mbi trotuar.
Ç’i përkëdhel flokët lëshuar
kur gjithë finesë i stilizon.
Djalërinë me gotë në duar
e deh, e josh, e gjunjëzon.
Të mos zë moshën e shkuar,
që mbeten kohës në rini,
ku piqet malli buzëpërvëluar
nga një kujtim që e sjell ti.
Ç’e mirë, moj, të ka bekuar,
të jesh mëkat, dashuri !?
Ti plagësh zemrat ëndërruar
dhe të mos kesh pak dhembshuri.
Çapkëne ti, që sjell pranverë,
moj buzëkuqe si qershi.
Pa hidhi, moj, dy sytë njëherë
dhe ne u djegshim zjarr e hi.
/QendraPress/