Fryma poetike e së dielës me poeten;-Xhemile ALIU

BALLËLARTË KRENAR NDËR MOTE

———————————

Fehmi e Gjevë Lladrovcit

Shoh qiellin lartë,që vet flet

Shoh këtë tokë me zot të vet

Shoh fytyrat tuaja t‘vijëzuara

Qëndrojnë n‘lapidarë lartësuar

Oj tokë e bekuar e larë me gjak

Me gjokse heronjsh e mbrojtur ndër mote

Nga gjakatar dhe përbindësha të egër

Të donin ty moj tokë,Pa popullin tuaj,të vjetër

Dhe nji zë u zgjua nga Evropë e vjetër

S‘me duhen salltanetet e tua të ftohta

Me thërret atdheu,Vendi i stërgjyshërve tanë

Emri Pellazgë është i shënuar në çdo rrënjè

Na u zgjua dhe nji herë Azemi dhe Shota

Sa herë të thërret atdheu,trokasin në zemra

Fehmiu e Gjevë Lladrovci pori meteor

Zbresin në tokën tende moj nenë Kosovë

Ballëlartë më gjoksin hapur shqiponjat

Pushkën në krahë malet brohorasin

Ushtojnë fushat,e gurgullim prronjësh

Kosovè moj tokë martire e gjakut Arbëror

Zëri i Drenicës ,buçet,lartë lartë qiellit

Atdheu i thërret bijt,stërnipa të Skënderbeut

Kullat e Jasharajëve,himnizojnë,horizonteve

Trimat Legjendar,frymëzojnë të madh e të vogël

Zëri i Skënderit,jehonë nëpër shekuj

Pushka e Bac Ademit,kurr s‘ka për të vdekur

Fehmiu me Gjevën ,betohën në ketë tokë

Kemba e gjakatarit,këtu s‘ka për të mbet

Oh nëna shqiptare,ballëlarta krenare

Ju malësorët tona që lindet drangoj

Zotët ju i lindet,për këto troje tona

Në mes . egërsirash,lartësuat këtë komb

Lavdi për juve heronj,dhe ju heroina

Madhështor ndër shekuj,krenar në Epoka

Shndrisni si yjet,që ndriçojnë qiellin

Ndezur llambadarët,që nuk fikën dot

/www.QendraPress.com/