Fryma poetike e së dielës me poeten:-Zaide NOKA

Simfoni e rrallë

————————–

Spektatore e vetme jam

Para plepit përballë

Era me çdo gjethe të tij

Luan simfoni të rrallë

Nuk harron të më trazojë

Lëmsh e bën shpirtin tim

Eh ç’melodi i jep çdo gjetheje

Gati po më lë pa frymë!

Zili e ka çdo muzikant

Notat muzikore s’mund t'”i marrë

Eh,ç’simfoni më dha,

Era me plepin përballë!

/www.qendrapress.com/