Fryma poetike e së dielës me poeten;-Zamira AGALLIU

Trok elegant

Dëbora vallëzon lehtë mbi kalërimin tuaj

Hëna gjurmët do shdrit me neonin e saj

Në mos jeni nisur ju për në dhé të huaj

Kthehuni për në tokën tuaj pastaj

Mes jush seç ka një thellësi të bardhë

Ky kalërim fill me trok elegant shtegtimi

Më shfaqet para syve si një përrallë

Sikur Lumturitë larg doni t’i shpini

Dëborë nga pemet do të shkund kjo erë

Bardhësia trokun ritmik mbuloi me të bardhë

Sikur të mos kishit kalëruar asnjëherë

Gjurmë të reja mërgimi mbushin kufijtë radhë

Vendi juaj pa Ju, më duket i shkretë

Nga Ju kuaj që pa reshtur jeni larguar

Ky diell që largon dëborën dhe retë

Ju’a ndrit udhën e ju’a bënë të shquar.

/www.QendraPress.com/