Fryma poetike e së dielës me poeten:Ajete POVATA
TË NDJEJ
————————-
Vargu im të ndjej
kur fjala shpërthen,
me rrahjet e zemrës…
Mendimet rrugëtojnë
bashkë me valët e detrave,
me valët e oqeaneve,
atje, ku duan t’i prekin brigjet
ta prekin qiellin.
Ndonjëherë,
mendimi vret,
Fjala mbetet pa zë.
Në rrugëtim
të ndjej në heshtje
në heshtje gjallëroj me ty.
Ndjenja
përsëri mbijeton.
KJO JAM
———————
Më shikoni të buzëqeshur
Shpirtin plot mirësi
Edhe nëse të fjalosur
S’ta punova pas shpine, o njeri.
a@p
/www.QendraPress.com/