Fryma poetike e së dielës  me  poeten;Albina TREBICKA

SYTË E NATËS…

————————-

Përpëlit qerpikët nata

Zhveshur të flemë bashkë

Gishti i gjethes troket mbi xham

Hëna po pret jashtë

As nata,

as unë

nuk patëm gjumë…

U arratisa unë nëpër ëndrra

Nata puthte hënën pa zhurmë

Fsheh heshtja mijëra të pathëna

Sytë e natës kurrë s’kanë gjumë…

/www.Qendra Press.com/