Fryma poetike e së dielës  me  poeten;Mimoza BICI

SKIC POETIKE

 ———————

Filloi dimri

Unë strukem brenda vetes

Kap duart e tua…

Fillojnë ngrohin zemrën e trëndafiltë.

Aq përhumbur jam pranverës tënde

e dëshirës time të ngroh këtë dimër të bardhë,

sa nuk munda të ti shoh sytë !

Të tërhoqa më shumë brenda vetes

t’më ndizje egërsisht këtë acar të ftohtë

Duart nuk kishin fuqinë si dikur

ku një ledhatim shkrinte borën

e kapja yjet lakuriq

dukesha vërtet një shkëndijëz ku vetëm trupit tënd shuhej.

Tashmë dua të shoh më shumë brenda meje

Aty ku ndahen kufijtë bardhë e zi…

Duart e varur tinëz

tërhequr forcës time

Këmbët e zbathura tek shtypin gjinjtë rënduar ulërimës

pusit thellë.

Fytyrën mbrapsht

aty ky sytë shkreptijnë jetën e një tjetre.

Ç’të bëj me këta duar të pajetë

zemrës së trëndafiltë?

Si munde t’mi dërgosh?!

Ah ti paskam rrëmbyer pa dëshirë!

Si drutë kur priten jetës të ngrohin dimrin e ftohtë

Mirë,

kuptoj se një tjetre i përket

kjo është bërë rutinë tani.

Për pak kohë, më thonë zgavrat e syve të t’u çpuar kokës mbrapsë.

Meshkujt janë gatuar si Platoni

pasi zgjojnë kërshëritë

rikthehen pritës së parë.

Ndërsa femrat ashtu të lënduara

vazhdojnë lyejnë gishtin në mjaltë..

Filloi dimri

Unë strukem brenda vetes

Zgjat duart të mbyll portën e trëndafiltë.

/www.Qendra Press.com/