Fryma poetike e së dielës me poeten:Albulena LETAJ
GABOVA…
————————-
E di që më doje
Më fale krejt çka kishe
Gjithçka ishte jotja
Mua më përkiste
Ti, parajsën më premtove
Ndërsa unë s’e kuptova
Çka pata në dorën time
S’dita s’e vlerësova
Më doje më shumë
Nga unë ç’meritova
Më shumë se sa ty
Vetën e lëndova
Të theva në shumë copë
Të dogja nga brenda
Rrugën jetës sime
Ia shtrova me gjemba
Karma keq ma ktheu
Shumë vonë e kuptova
T’ardhmën tonë të ndritur
Përjetë e shkatërrova
AL
(Nuk ia kam dedikuar vetës
/www.QendraPress.com/