Fryma poetike e së dielës me poeten:Anita HOXHA

Prindërit

——————————-

U plakën prindërit, u kërrusën

U tkurrën e mbetën një dorë…

Rrudhat ballit iu strukën,

Flokët iu zbardhën, si borë !

U plakën prindërit, u kthyen fëmijë

Koha për ta ka ndryshuar,

Unë i kujtoj, gjithëmonë, ashtu të rinjë…

Kur edhe unë isha një fëmijë i gëzuar !

Këta mrekulli, nga Zoti krijuar,

Këta idhuj, ku falemi çdo ditë…

Këta madhështorë, që gabimet na pranuan

Këta, që shpirtin kanë dhuratë nga përënditë !

U plakën prindërit, s’mundem dot t’i shoh

Në çdo rrudhë të tyre, ndjehem me faj…

Ata në engjēj do mbeten, në çdo kohë

Dhe kur parajsa t’iu hapi dyertë e saj !

/www.QendraPress.com/