Fryma poetike e së dielës me poeten:Arjola ZADRIMA
Ti nuk e din që unë mungesën
tande naive
e ruej në krahnur si diçka
thellësisht temen.
Ti nuk e din se përtej mendimeve
stuhive
apo uraganeve
asht vetja jeme që të përqafon,
të përkdhelë deri vonë,
se unë nuk due aagja tjetër
veç dy sy,
njato dy sy që ma zgjojnë dashninë
që po më harron.
Ti nuk e din si më digjet shpirti,
e çka murmuritë ai në dhimbë
e kurrë s’ke me e ditë çka më mundon,
sepse jeta asht një lojë vetëtimash,
dhe në këtë çast kaq intim
unë jam grueja pa mburojë.
Ti nuk e din…
nuk e din,
ah
/www.QendraPress.com/