Fryma poetike e së dielës me poeten;Arta ZAJMI

NËNË E ÇMUARA IME

——————————

Një grua që sfidoi vuajtjen,

Më je ti o Nënë

Në çdo kohë qëndrove stoike,

Për të shprehur dashurinë

Na ngrohe aq ëmbël ti në gjirin tënd

Mbaj mend rritën time,

Përdhelur me dy duar,

Në çdo çast ti ndrin

E ëmbla Nënë e bekuar.

Me veprën tënde ti na mban gjallë

Gojëmjalta ime më thua me fjalë

Dhembjet tua të kalisin ndër vite,

Ku me mund ti fëmijët i rrite.

Nëno më i bukuri emër,

Çdo fjalë ti e thua me zemër.

Uratat tua janë vlerë e çmuar

Fëmijët ti i bën të gëzuar

S ka emër më të bukur se ti,

Nënë e dashur je flori!

Dashuria ime të uroj shëndet e lumturi

Të dua o nënë sa të ketë jetë !

/www.QendraPress.com/