Fryma poetike e së dielës me poeten;Blertë Tmava VESELAJ
ASAJ
——————
Asaj
që nga qielli tani më shikon
Asaj
që dikur e dija si nënë
Asaj
që për të sillej edhe bota
Asaj për te cilën nuk ndali koha.
Buzëqeshjes hyjnore që ndrinte çdo rrugë
Fjalës së saj që ishte si vulë
Shikimit të saj
që kalonte çdo sfidë.
Asaj
Që me zemër e kujtoj çdo ditë.
Asaj
që nga lart i lutem të më bekojë
Sa ishte në jetë e kisha mburojë…!
/www.QendraPress.com/