Fryma poetike  e së dielës me poetin;Skender BERISHA

EDHE EDHE

———————

Edhe unë edhe ti

Mjegulla bie mbi ne

Edhe më tutje

Atje tej tej

E larg e më larg

Kthjellja

Dita vonon

Vet sa të do

Mbi shelgjet pa gjeth mjegull

Lumi hesht në mes

Më duket se kemi një besë

Mjegull a vesë

Edhe kur erret

Edhe kur zbardh

Thjeshtë

E më thjeshtë

shkurt 2024

/www.QendraPress.com/