Fryma poetike e së dielës me poeten;Bukurie BINJAKU
DASHURI E VERBUAR!
———————————–
Në shpirt shkruar, histori
Loti shkronjat, i ka prishur
Një erë e lehtë, me mirësi
Fletën mbrojti, pa e grisur.
Porsi gonxhe, e bukur rinia
Si një trëndafil, plot aromë
Fluturon si zogjtë, dashuria
Melodi e ëmbël, e shoqëron.
Si shigjetë ngul, sytë verbuar
Zemra që s’pyet fare, logjikën
Lënë dorë fati, i pa djallëzuar
Shpirt-drejti, eh më tej vritet.
Dashuria, në atë moshë rinore
Bie në akull, si Diell ta shkrijë
Si një lule që çel, mbi dëborë
Shpirti behar, një ditë përtërin.
Bukurie Binjaku.
/www.QendraPress.com/