Fryma poetike e së dielës me poeten;Dava GJOKA

VEÇ ME U DASHTË, PRAP S’KEMI KOHË …
———————————————————
E freskët sonte ,nata që iku
Pas vapës së djeshme që përvëloi
E n’këtë mëngjes të bukur Korriku
Rrezet e para ,dielli ,lëshoi
Dhe dita sot më buzëqeshi
Në qiellin e pastër pa tym e re
E më tha mua “mirëmëngjesi “
Eja buzëqesh dhe ti me ne
Ta nisim bukur së bashku këtë ditë
Unë edhe ti ,ata e ato
Se kohë nuk kemi aspak me pritë
Veç me u dashtë ,prapë s’kemi kohë
/QendraPress/