Fryma poetike e së dielës me poeten;Drita DEKAJ
A je zanë vajzë a grua?
———————————–
Shikimi yt porsi shigjetë
në zemrën time gjuan drejt.
Faqet mollë syrin e zi
bash në zëmër mu më ke hi.
Vetull hollë qerpikë të gjatë
s’më hiqe nga mëndja ditë as natë.
Më ka tret gjumi e nuk kam rehati
qysh se të pash jam ba si fmi.
Shpesh me mendime tres me veti,
Ku me të pa unë i shkreti?
E pres diten mu takua
Qysh se të pashë jam tu u tret.
Se çfarë kamë nuk di as vetë.
Bukuria jote më ka mahnit
Shpesh me mënd po të dalë në pritë
tu lut zotin ditë për ditë
në mënt e mia më je fiksua
A je zanë ,vajzë a grua?….
Pash at zot si po të baj be
më kallzo shpinë ti ku e ke,
nga meraku ditë për ditë
Porsi qiri jam tu u fikë.
Ngrehe kokën o yll nga qielli
Te shëndrit fryra si ylberi
S’kam lanë vënë pa të kërkua
a din kush për me më kallëzua
A je zanë ,vajzë a grua?
/www.QendraPress.com/