Fryma poetike e së dielës me poeten;Drita POPAJ
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/05/drita-popaj-576x1024.jpg)
KUJTIMI I NGRIRË
——————————
Buza i dridhej
Loti e mëshironte
Se asaj tash më nuk kishte
kush t’i kumtonte një lajm të mirë
Se edhe këtë vit
Këtë verë po vinte nga larg
E kishte ngrirë kujtimi
si të ishte buzë vdekjes
Skuqej vetëm përballë jetës
Përballë së vërtetës
/www.QendraPress.com/