Fryma poetike e së dielës me poeten:Laureta MALAJ
Rrugëve të botës, ngelëm të malluar!
—————————————————
Të etur rrugëve të botës
———————————-
të përmalluar për vatan.
Nuk dimë ku fajin ta kërkojmë,
nuk dimë sa kohë zemrat do qajnë.
Një mall që ngelet i patretur,
një pjesë të zemrës e ka tymosur.
Sa kohë ajo të mari frymë ,
shpirti do jetë veç i brengosur.
Një zjarr i fort që na kanoset
një ndjenjë e fort digjet në të .
Dhe ne vazhdojmë të njëjtën rrugë ,
dhe prapë nuk bëjmë” ne”dot asgjë !
/www.QendraPress.com/