Fryma poetike e së dielës me poeten;Meri BO
Poetikisht Vjeshtë!
———————–
Shirat kane nisur muzikën e tyre
dhe vjeshta ndërkaq është midis nesh.
Gjethet kërcejnë vallëzimin e fundit para zhuritjes.
Ajri mban erë dheu te ngrohte
ndërsa ne ripërtërijmë zotimet tona te verës.
I mblodhëm ëndrrat që na rrëshqitën nën këmbë
dhe trokasim ne derën e stinës.
Si do tê qëndrojnë të burgosura vallë
tërë dimrin pikëllimi i ikjeve ?
Errësohet herët në rrugët e shpirtit
Në valën e detit, zërat heshtin
E dëgjoj heshtjen, dëgjoj edhe fjalët e tua,
kur thoshe se jeta na ka borxh më shumë vjeshta.
Shtatori,
ende premton diell dhe dritë hëne në mbrëmje.
Shpresa mbetet e varur në degët e gjelbra,
i bën vend natës për një dashuri verore,
mendimesh përqafuar
Zemra s’do errësirë,
dhe nëse qielli pikon puthje të lagura
Do largoj përqafimin nga ëndrra ime
përshtatje me një realitet të ri.
Vjeshta do ringjallet nga hiri
më e harlisur se kurrë
me pasionin e munguar !
/www.QendraPress.com/