Fryma poetike e së dielës me poeten;Meri KUSI
BOTEN E DUA NDRYSHE!
————————————-
Jam mësuar te mos dorëzohem.
Nuk u trembem vështiruesve te jetës..!
Dua te mbjell lule ne
çdo varg dhe pse e plagosur.
Nuk pranoj humbje..!
Dua t’a shoh boten ndryshe..
Dielli te shkëlqej mbi fustanin e Tokës..!
Hëna me yjet mos te fshihen.
Njerëzimi te këtë vetëm buzëqeshje..!
Mos te këtë re te zeza qielli.
Rrufe e vetëtima..!
Mos te këtë : tërmete e shpërthime vullkanesh..
Vegime – mirazhe shkretëtirash..!
Te kthehet mirësia- dashuria- respekti..
Zogjtë te fluturojnë te lire .
Jo ne qiell me re e mjegull
‘ por ne horizont te kaltër..!
Lulet te çelin e te lulëzojnë ne çdo stine..!
Dashuria kurrë mos te mpaket..!
E dua jetën shume t’a jetoj.
Thelle ne zemër mbaj
një kopsht me trëndafila..!
Malli – brenga rrinë ne heshtje..
Vargje do shkruaj për padrejtësia e ndiejna..!
Le t’u verbohen sytë çakejve e te
luftoje engjëlli me djallin..!
Kur toka te vesh fustanin e nusërisë.
Atëherë do te vi e përlotur e
do te pushoj ne buzët e tua . Bota ime…!
Kur bota te gjej Paqe do te
fluturoj si pëllumb i bardhe e i lire.
Mes reve te kaltra te qiellit ne gjithë universin…!!
/www.QendraPress.com/