Fryma poetike e së dielës  me poeten:Merita GRUDA

 Plakje

———————-

Muret e kujtesës i kanë rënë

nga sulme motesh

koha i është rrudhur në fytyrë

dhe gjymtyrëve rënkojnë vitet.

Shtatshterrur,

me duart në prehër

kuvendon me ditët

kur njomëzake, etej për jetë,

pret e përcjell fjalëmirë

të gjallë e të vdekur

harron dhe e harrojnë…

Në vështrimin hetues

merr trajtë një pritje e paemër

nga sytë e zgjuar,

lëshon të fundmet shkëndija jeta.

/www.qendrapress.com/