Fryma poetike e së dielës me poeten;Minire Rukovci HYSENI

 

 

O NËNË TEREZË

———————————-

O nënë Terezë, më jep mirësi

Se jam bijë e gjakut tuaj

Ju, NOBELISTE e globit mbarë

Më jep fuqi, nga shpirti i juaj.

Edhe mua zemra më digjet

Për të sëmurë e për jetim

Për të varfërit, pleq të braktisur

Fort më djeg ky shpirti im.

Të kemi nënë e motër të kemi

Me ty krenohemi kudo që shkojmë

Zogjë të shqipes edhe ne jemi

Rrugën tuaj si ta vazhdojmë?

Në një trup, fare të vogël

Zemra jote, qe aq e madhe

Për mbarë botën, nënë, motër

I dhe emër femrës shqipëtare.

E ne jemi bijat tuaja

Na beko me mirësi

Që të ecim rrugës tënde

Që kurorëzove me Shenjëtëri.

www.qendrapress.com/