Fryma poetike e së dielës me poeten:Nexha REÇICA
SY I MAGJISË
—————————–
Një rreze e heshtur po më bie
kur e hodha vështrimin mbi ty
sa i bukur dukesh
në mes ëndërr dashurie
Më mungon qerpiku yt
nuk mundem ta përballoj
bekim më erdhe mua
me mijëra yje.
Po ngritëm përmbi klithmën
Më je sy i magjisë
Pa ty jam e vetmuar
Ti më rri në prehër të dashurisë.
Më je nimfë në çdo mbrëmje
Nuk mund të ikë
Se aq shumë të dua
Sa askush s’mund ta di.
/www.QendraPress.com/