Fryma poetike  e së dielës me poeten:Përparim DIDA

Mi njeh zorrët e barkut,të fshehtat mirë mi di

————————————————-

Ditën që u ndave prej meje për herë të fundit,

t’i pashë dy pikat e lotit kur mbi faqe të ranë.

Në qe dhimbje dashurie a shkreptima urrejtje,

ajo padjallëzia ime ma tha…që ti ke ende mall.

Çfardo të themi e flasim ne tashmë,pas ndarjes,

kujtimet e thella kanë mbet në shpirtërat tanë.

Jeta është e gjatë e do rendim në rrugët e jetës,

një përshëndetje miqësore në gjendemi përballë.

Si një gjest mirënjohje të mos i hyjmë në gjynah,

kohës së gjatë të dashurisë që jetoi brenda nesh.

Si një e pafajshme lindi pa pritur një ditë u shua,

pa u menduar thellë,patëm ndarjen si peshqesh.

Sado koha të kalojë ne s’do na hiqet prej mendje,

dashuria e bukur që shpirtin plotë na e mbushi.

Tash ne s’jemi të dashur,më ke mik e të kam mike,

mi njeh zorrët e barkut e të fshehtat mirë m’i di..

Për ty qesh ai i sinqerti e shpirtin ty ta kam hapur,

jam rrugë e shkelur prej teje e shtigjet mirë mi di.

Dhimbje në shpirt më ke lënë malli për t’më tretur,

më kujto ndonjëherë unë nuk të harrojë kurrsesi…!

P@Dida.3012.

/www.QendraPress.com/