Fryma poetike e së dielës me poeten;Selvije KADRIU
TË VRANË
—————————–
Të vdesësh për dashurinë
A thua ashtu
Të mësuan ty
Ta duash dhimbjen
Ti frikohesh edhe frikës
Të vdesësh nga pritja
Se nesër dielli
Do të ngrohë
Zemrën tënde të copëtuar
Nga ajo pritje
Derisa një ditë
Lulëkuqet në ballin tënd
Ta kujtojnë
Ti vajza e nëna e dikujt
Ike në amshim
Në pritje të një agimi
/www.QendraPress.com/