Fryma poetike e së dielës me poeten;Shukrije Dedinca BOROVCI

BASHKË

—————————-

Asgjë me shume nuk kërkoj,

vetëm te lutem me jep fjalën,

më dëgjo zërin

e mesazhin tim….

mos te detyrohem ta marre me zor….

…. me jep rastin mua

e secilit qe do,

secilit qe kupton e ndjen

për popull e atdhe,

te ujisë rrënjët nga u rritem,

te hapi sythet, kërcell

e gjethet ti shperndajm,

te tërheqim rrezet e diellin nga ne,

te hedhim larg retë e zeza

qe me shekuj na mban,

te duam njeri tjetrin

si vëllai vëllanë,

te hapemi krah për krah

e vallen ta ndjekim bashke,

errësirën ta mposhtim

e ti hapim rruge dritës,

dashurisë vëllazërore

ashtu siç Zoti na krijoi

ashtu si qielli qe na mbulon,

ashtu si toka e lashtë qe ne na mban….

/www.QendraPress.com/