Fryma poetike e së dielës me poeten;Vasilika BABO

ÇMIM PER ZEMREN E NENES

————————–

Si te shoh o bir, ashtu me shikon dhe ti mua.

Zemrën kam pasur pranë teje , por fizikisht larguar.

Larg përqafimit tënd e syve te tu te bukur,

Zemrën mbushur me hidhërim e sytë me lot malluar.

Nënë  jam lumturuar tani qe te kam pranë.

Sa e shijshme kjo gjelle prej duarve te tua.

Nga shpenzimet me ke lehtësuar shume tani,

por zemrën ,ta dish o nene , sa ma ke shlodhur mua.

Me vjen keq kur nuk del e rri brenda mbyllur,

Ne vend te huaj te gjithë mërziten ,këtu si ty kur vine,

Nesër nena ime do le punën pak me shpejt,

te dalim te gjithë bashke e pranë teje me shume te rrime.

Jo, o bir jo, nena nuk mërzitet kurrë,

Sytë e nënës o bir ,boten jashtë e kane pare,

Vite te tera kaluar ,per ty zemra me kishte ngrire,

vetëm buzëqeshja jote ma shkrin e ma bën vale.

Nusja vogëlushin ma afron ngadalë.

Ma vendos mbi krahë qete me ëmbëlsi,

E puth fort atë engjëll ,qe me mbajti gjalle .

yllin qe me driti diku larg ne lartësi.

Zemra e bute e nënës nuk do shume te çmohet,

Për dashuritë e saj njëqind jete do bënte fli,

Vetëm fjalët tuaja o bij te ëmbla ne ketë bote,

sfidojnë plagët e shpirtit duke i falur te shtrenjtën lumturi!

/www.QendraPress.com/