Fryma poetike e së dielës me poetin;-Asllan MIFTARI

POLITIKA DHE LIGJET E SAJ
——————————————
Kam shkruar disa herë për politikën
Sot do të futem pak, më në thellësi
Politika e mbrapsht dhe kryeneçe
Të zhyt në vëllavrasje dhe armiqësi.
Dhuna realisht, mbarset me dhunë
E si rrjedhojë pjell tragjedi
Nëse politika stimulon dhunën
Gjëma e saj kalon çdo kufi.
Dhe planetet.., – Zoti i krijoj në rrotullim
Nëse nuk do kishte bërë një gjë tillë
Toka do ishte diku dritë, apo diku errësirë
Diku veç dimër, apo diku veç thatësirë.
Nëse dikush nuk di se, ç’është rrotullimi
Mësoni ligje nga i Madhi i gjithësisë
Ai është krijuesi dhe formuluesi më i përkryer
Që me rrotullim bëri, atë që i duhet njerëzisë.
Ndaj mbajeni mend dhe mos harroni
Mësoni në shkencën e të Madhit Zot
Ai bëri rrotullimin e tokës, rreth vetes e diellit
Të bie borë, shi e diell në çdo cep tokë.
Pra dhe politikës i duhet një mësim i tillë
Madje formatim dhe rrotullim i plotë
Siç rrotullohen planetet me njëri-tjetrin
I duhet asaj, dhe çdo gjëje përmbi tokë.
Nuk jam filozof, as politolog
Që të jap një leksion të tillë
Por duke parë nga afër motin
E ndjej në shpirt, të përcjell një këshillë !
QendraPress/