Fryma poetike e së dielës me poetin:-Gëzim AJGERAJ
Idil
—————————-
Po deshe
Të fshihesh nga vapë e botës
Ik diku në Vërri
Strehohu atje ndër lisa
E ndër hije
Ku flenë zotat e flladeve
Ik me qetësinë tënde
Dhe këngën e zogjve
Shijo ditën
Dita në Vërri
Zukamë e harruar
Larg halleve të botës
Verë, 2021, Malësi
/www.QendraPress.com/