Fryma poetike e së dielës me poetin:-Naim JONUZI
Lotët e një gruaje
——————————–
Një grua ne te ftohte
e ndrojtur mbi dëborë
pastaj lehte psherëtiu
dhe buza iu drodhe
Dy pika loti
mbi faqe i shkanë
buzëve iu tretën,
sisëve i ranë
e bukura vajze,
e ëmbla mjaltë
mbi gjirin e saje,
fustanellë i bardhë
Pastaj lot i artë
i rrodhi në faqe
buze e saje
aromë manushaqe
oh, dora iu thaftë
nga e mira vajze
si s’i erdhi keq
me lot e kam lare
për te kush nuk qau
mot e zogj ne dege
kush vallë e vrau
oh, dore e zeze !
/www.QendraPress.com/