Fryma poetike e së dielës me poetin:- Qazim THAÇI
Dhembja mbi Pikëllim
————————————————–
Sa herë kujtojë sofrën e shtruar të Komandant Hysenit
Më ik mendja tek Pikëllima dhe mas dhembjen e Nanës
I them mikut tim Rifatit se burrëria e atij burri ishte epokë
E liria si hienë po e vret dashurinë prindore si parim .
E si ta ruajmë kodin e këngës epike,nëpër këto erëra
Që valëvisin edhe besën si shaminë e këngës së çikave
Kur mikes i shkruaj letër, se ajo është vetë fryma ime
Dhe shtatë palë ethe i marrë për dashurinë që ndjejë
Kënga me kodin e besës tani është bërë melodi qerpiku
Ku loti mund të quhet më shumë se dashuri,në flakë lufte
E grishja të jesh ose të mos jesh nuk është më Hamletiane
Se kjo tokë shqip po frymon edhe me pikëllimin mbi shpinë.
/www.qendrapress.com/