Fryma poetike e së dielës me poetin ;Qazim THAÇI.
Prindërve të mi
—————————
/Nanës Rukë/ije/ e Babës Sylë/ejman/
———————————
Po e nisi me ty babë
Se ti pate mall mbi 4 dekada për rritën tonë
Ne jemi shtuar e jemi bërë plotë
Besa edhe amanetin në vend po ta qojmë
Jeta po na sprovon, por jo me mall kurbeti
Pos Benit, që atje ende frymon
E mos kujto se mund të harrojmë
Rrugën tënde që për ne ke bërë
E vaje e din se nuk të bëjmë
Por, me ty ndajmë mendjen
e ndajmë gëzime e hidhërime bashkë
Sa do të doja ti shihe si rriten
Stërnipat e mbesat tua dhe
Ta kishe shijuar sallë një ditë
Lirinë e Kosovës Baba Sylë…..
Por, si mos ta kujtojmë Nanën Rukë
Që ishte edhe Nanë edhe babë
Me zemrën plotë bujari
E shpirtin e ndarë në 9 copa.
Me dhembjen e madhe për
Arbnoren e Sarandën që na dogjën së gjalli
E shamija jote ende valon
Në kujtesën tonë si flamur dhembje
Për aq shumë dashuri që pate për ne
E tash e di se dhembjet të kanë
Pushuar për gangrenën që të hante
Por, e di se tani ne, na han malli
Për Ty e buzëqeshjet e rralla që kishe
Jemi rritur e shtuar ashtu siç ti doje Nanë!
/www.QendraPress,com