Fryma poetike e së dielës me poetin:-Qazim THAÇI
Vetëm hëna ka besë plotë kuptim
————————————————
E si ta takojë hënën besnike
Ti them hallin tim të madh
Se e dua deri në amshim atë
Që dëshmitarë hënën ia pata lënë
E ti them se hija e sajë është
Si hije dielli në mesditë
Kur në testament varri ta kisha
Si të vetmin kujtim.
E si ta takojë hënën besnike
Që kaq besnikërisht ma ruajti
Dashurin në ëndërr si relikt
Për ta pasur këtë këngë mitike
Kujtim të përjetshëm në varrin tim,
Kur vjeshta e vonë përplasë
Gjethet përtokë pa mëshirë
E nata tinëzisht vret besimin
Ta kujtoje besën e hënës
Kujtim ta pathyeshëm të
Kësaj bote plotë mashtrim.
/www.QendraPress.com/