Fryma poetike e së dielës me poetin ;Sahit F. OSMANI

TI MBAN DIÇKA TIMEN
—————————
Valë të panjohura më kap zemra
Edhe përtej pafundësisë
Nga ai vend ku ti ndihesh e huaj
Me pushtetin e dashurisë
Erëra të fuqishme më tërheqin
Me pjesën më të shëndetshme
O ti që përmes detyrimeve
Më e pabesueshme mbete
Të kërkoj me këmbëngulje
Ti s’je në ndonjë planet tjetër
Por, ti mban diçka timen
Me forcë tejet të ndjeshme
As kujtim i hidhur s’më ka braktisur
Ta gjej të vërtetën e dhembshur
Gënjeshtra në shpirt më ka bastisur
Dashurinë time të vetme…!
/QendraPress/