Fryma poetike e së dielës  me poetin:-Skender BERISHA

ENDE TË SHOH

—————————-

Dita si ditët tjera

Ditë më

Po pa ty

Kur mbyll njërin sy

Edhe të dytin

Pak dritë hapet në një skaj

Atje të shoh

Sa kthjellët

Pastaj më humb

Përzihesh me dritën

Dritë bëhesh

Kur hap sytë

Më shiton bukuria jote

Nis e turbullohem kësaj bote

Natë më bëhet

Në pik dite

Ndër ditë e nëpër vite

25 gusht 2023

/www.qendrapress.com/