Fryma poetike e së dielës me poetin:Fehmi PIREVA

BABAI

—————————-

I përçmuar u rrit babai

Fjala e tij, s’kishte peshë.

Pak shkollë, shumë nder

Ai askënd s’kishte përqesh.

I mashtruar dhe i gënjyer

Nga njerëz me shumë shkollë,

Veç të vetën, tjetër s’mori

Thanë: s’ishte mendjehollë.

I harruar dhe i nëpërkëmbur

Nuk u bë kurrë filozof,

Para tij në rend të parë,

Të mençur ishin, ata më gëzof.

I përçmuar u rrit babai

Me shumë mundime, pesë fëmijë,

Lotët, dhembja dhe hidhërimi,

Ç’mu kujtuan një ditë me shi.

/www.QendraPress.com/