Fryma poetike e së dielës me poetin;Gëzim AJGERAJ
MALLKIMI I ËNDËRRËS
————————————
Një ëndërr e trishtë i ra mashtrimit
Nga gjumi etnisë abortoi e liga
E u bë udhë, udhë, e udhë
TI MBETE SHTEGTARË
Qysh ditën kur të trazuan ikjet
E me vete të morën zogjtë shtegtarë të udhëve
Ti mbete i braktisur përtej etnisë
Ndër fusha e në V‘rrina e deri në Alpe
Në një pendël zogu mbete
Gjithçka që more me vete
e i vure në flatra udhësh në vegime ëndrrash
mbetën kujtimet e lëna diku
ato që mbetën pas teje
ishin hija jote dhe emri i harruar diku
DERI KURË DEGDISUR GJAKU IM
Degdisur e kemi të uruarin
Për udhë e për mall gjaku im i sh’prishur
Etnia ime e degdisur
E nxorre nga një ëndërr e mallkuar arratinë
E e zbrite nën këmbët tua
Për ta ndjekur ikjen
A do të na i pranosh kthimet gjaku im
Se mbetëm farë për erën e trazuar
Udhëve të harruara të botës
/www.QendraPress.com/