Fryma poetike e së dielës me poetin:Leonard PIPA

Për nazet si thupra bliri,

———————————–

E lidha gjumin në ferrë,

Në mos qofsh shurup Epiri,

Do të pi le të jesh vrer!

Kali si duf vetëtime,

Mall për ty dridhet i tëri,

Nëpër lumenj hingëllime,

Desh u mbyt, si dilte zëri!

Mirë me mua mban inatin,

Ngritur si flamur mbi kodër,

Po me kalin ç’ke, të ngratin,

Si manar të bëhej lodër.

Në s’ke hiç mendje të ndalësh,

Ç’inat mban, ç’furtunë vesh?!

Shpirtin çika të ma falësh,

Trupin të ma bësh përshesh!

M’a prano të fundit lutje,

Kalit zemrën mos ja merr,

Në inate shtyje tutje

Në një ëndërr e kam blerë!

Merre hakun gjithë mbi mua,

Merre hakun e pa hak,

Çoje dhimbjen gjer në thua,

Sepse unë duroj… dhe pak!

/www.QendraPress.com/