Fryma poetike e së dielës me poetin;Ragip GJOSHI
POEZI E POLITIKË BALLË PËR BALLË
1.
Teatri kombëtar ka reportuar tragjikomik
Jargitje shterpë në foltore të parlamentit
Poezia dhe politika ballë për ballë
Dhe ndonjë protestë,përherë e më rrallë.
Poezia dhe politika ballë për ballë
Poezia godet sa e ka poeti në dorë
Politika është ortek e mal me borë
Sa më larg njëra-tjetrës, vargu më i lirë
Politikë e quajnë hajninë e parapëlqyer…
Politikë këtu i thonë sundimit të te ligut
Politikë nuk është art i sundimit të ligjit
Politikë s’është çdo katër vite të votosh
Politikë i thonë rrenës,që duhet demantosh!
Poezia dhe politika ballë për ballë jo rrallë
N’zgjedhje prodhojnë sundimtar dhe pronar
Përkufizimi i politikës :Pas shpine një thikë
Parajsë e Humbur parakufizohet arti politikë
Parajsë mashtrimi ,përdhosje e panikë…
2.
Poezia është thjeshtësia e virtyteve
Ajo flen në thellë shpirt të lirikëve
Poezia është ora e arti që të deh
Kur poeti e vret në ballë skllavërinë
Bëhet martir i fjalës së lirë,fiton lirinë
Një pije që të deh shpresën e poezinë.
Poeti duket njeri më i lumtur
Ai e fsheh ankthin nëpër vargje
Ku psherëtimat i shndërrohen n’këngë
Poeti s’ka kohë t’i dëgjojë kritikët…
Dorën që shkruan s’ndalë,e ka pamëshirë
Ajo nuk do të fshijë as gjysmë rreshti .
Poeti s’ecën kurrë gojëmbyllur
Ai flet përmes biografisë së tij
Biografia e poetit është poezia.
Poezia lindi midis kodrës dhe lumit
Zërin e përbiron si pushka nga gryka
Dhe si lis ajo rritet nëpër malet tona
Poeti ia thot këngës s’ lë nyjë në fyt!
Poezia është si një shkëmbi në det
Ku anijet me vela përplasën,medet
Andaj tiranët s’e duan fare poezinë
Poetët i quajnë armiqtë të rrezikshëm
Duan t’ua trembin muzën e fantazinë.
Poezitë mbajnë në gji porosi politike
Në thellës të fjalës ruajnë shpatat poetike
Të jesh poet mbetesh në istikame politike
Sidomos kur jetohet në kohë tragjikomike…
Poeti i madh i kohës moderne n’Atdhe
Është ai që ka shumë lexues në portale
Poezia godet me grushte,me maturi
Dikend e tremb apo shastis vargu…
Poezia për Atdheun s’vdes kurrë.
Kosova n’thelb është poezia më e madh.
Aty gjen veç Kosovën, luftëtarin dhe poetin.
3.
Poetët janë shqisat e Atdheut tim
Politikani besojn se është ideolog e trim
Por politika përbrenda vetës ka dy fjalë
“Poli”, që greqisht do të thotë shumë
Dhe “tik”, një lloj insekti gjakpirës…!
Politika është një profesion i çnderuar
Politikani sheh veç ëndërr për t’u pasuruar
Mbi kurriz bart poshtërin e goxha dhe tutën
Ai nuk ka ndryshim të madh me prostitutën!
Politikani i kalëron hipur mbi tigër
E nget me kujdes, se ndryshe e gëlltit
Politikani është njeriu që sdin të bërtas
Gënjeshtren art e asnjëherë burrështetas
Politikanët kanë një ngjyrë,janë në një thes
Ata ngrisin ura edhe atje ku s’ ka lumenj…
Politikanit shndërrohet në sundimtarë
Veç populli e vë me kokë tëposhtë
Politikani i zë rrugën historisë e burrë hiq
Politikani njeh veç dy klasa: vegla dhe armiq.
Politikani ka art të gënjej vendin,të ngratin
Shumica parapëlqen të gënjejnë elektoratin
Politika është profesioni i dytë më i vjetër
Ka ngjashmëri me të parin, prostitucionin…!
Andaj,ndëshkim është angazhimi n’politikë
Në politikë s’ka miqësi të përjetshme,ka thikë
Është e pabesë,ka veç interesa t’përjetshme.
4.
Poezia e politika vëngër e ballë për ballë
Qëndruan shumë shekuj me rradhë
Poezia politike në propagandë shndërrohet
Bëhet si artikull gazete nëse keqlexohet
N’letërsinë shqipe përfytet poezia e politika
Përballja ndoshi n’disa periudha, n’lirikë e epikë.
Gjon Buzuku, Pjetër Budi dhe Pjetër Bogdani
Letërsisë fetare,politika krahaqafe si gjamadani
Dhe Bibla përmban parakuptim politik të motit
Udhëzues si të jetojnë njerëzit sa më afër Zotit.
Poezia e letërsisë së Rilindjes Kombëtare
Krijon një marrëdhënie të ngushtë atdhetare
Për pavarësi gjuhësore, synime kombëtare
Nxitja e atdhedashurisë,shtetësisë liri
Poezia e letërsisë komuniste ngatërroi udhën
Merr trajtën e urës lidhëse populli me shpurën
Midis partisë dhe popullit,grusht iu dha Zotit
Udhëhiqej nga ideali,të dukej si zëri i popullit!
Tash në kohën e re bashkëkohore
Në frymën e së tashmes e të ardhmes
Midis poezisë e politikës kohë apokaloptike
Vargje në trajtën e kryengritjeve politike
Atje ku politika shanë veteranët e luftës
Duke imagjimuar një kryengritje të re…
Për të përmbysur Pashallarë e Perandori
Dhe atje veç ku intelektualët strukën
Në talljeje tërë qesëndi të realitetit
Me fjalë e poezi përmbi Revolucione!
5.
Gjithmonë politika dhe vëllëzër ka ndarë
Në të mirë,të kqinj e asnjanës,si më parë
Njëri don qeverinë, diçka të mirë ëndërron
Njëri don diçka nga pushteti që të përfiton
Njëri don në karrigë të butë të qëndron
Njëri përjargët e karrigen e nxehtë e mbron
Të tjerët punojnë që qeverinë ta rëzojnë
Seç ka ndarë keq popullin kjo politikë
Dikush ndërrojnë bindje,ndërrojnë parti
Dikush s’lexon dot romane e as poezi
Por ama ,me rëndësi të jetë me qeveri!
Drenicë, më 3 maj 2024
/www.QendraPress.com/