Fryma poetike e së dielës me poetin:Xhemkadri KASTRATI
BOTË E ÇMENDUR
———————–
Në mes ëndrrash dhe një fantazie
Të kësaj jete t’vrazhdë dhe brutale
Disbalancë dashurie edhe xhelozie
Nxitojnë, ngarendin kohëra sureale!
Mendimesh të ndryshme harlisur
Disa të kuptimta e shumë banale
Për keqardhje, si është degëdisur
E keqja vendoset lart n’piedestale!
E sa zgjatë, sa ka jetë n’errësirë
Profetë t’mallkuar të na diktojnë
Rrugët, e keqja dhe tjetra e mirë
Në sofrën e djallit të na shtrojnë!
Është veprim fati a fryt i dhunës
Mendja aq lehtë t’fluturoi në qiell
Të mëkatohet kaq gryka e Bunës
Zot, deri kur do të ngrohë ky diell!
Ah, kjo mendje shumë e nxituar
Veprime t’pamatura i deklamon
Vrapim yjesh, kometë e tërbuar
Shpirti i heshtur qetë i absorbon!
/www.QendraPress.com/