Fryma poetike e së dielës me poetin;Xhemkadri KASTRATI
EJA SHOKU IM
———————————–
Eja ore shok, të pimë nga një kafe
Se kjo kafe imja nuk do të helmon
Ishim shokë,i ndërrojmë disa llafe
Edhe mua kjo s’do të më varfëron!
Eja të rrimë pak dhe të bisedojmë
Për atë t’kaluarën që na iku shpejt
Një cigare përse mos ta ndërrojmë
Si ndryshoi koha e u harruam krejt!
Eja ore shok ta kujtojmë fëmijërinë
Dhe sikur atëherë të lozim për dore
Tani që u plakëm ta kujtojmë rininë
Dhe të kaluarën në banka shkollore!
Ta kujtojmë atëherë të ri si shëtisnim
E vajzat e reja çdo ditë i ngacmonim
Për takime ndoshta një natë prisnim
Pa telefona, shpesh nuk u kuptonim!
Eja shoku t’bëjmë ate që mundemi
Se futboll s’na ka mbetur të luajmë
Nga një gotë raki sot ne ta gëzojmë
E nga pleqëria një kujtim ta ruajmë!
Thirr dhe shokë tjerë diku të drekojmë
Më dëgjo kësaj radhe shoku im i vjetër
Shih or shok sa shpejt vitet po kalojnë
Përveç kësaj jete, nuk kemi jetë tjetër!
/www.QendraPress.com/