Fryma poetike e së dielës me poezinë e poetes:Rozeta KRESTE
Me mua lumturisht jeton e djeshmja
————————————————-
Unë jam larg teje atje ku vala s’resht,
Ku shpirti im i lodhur shushurin,
Dhe ashtu me dallgët fjalët i përcjell,
Me shprese se do mbrinje ne agim.
Dhe ne mos u përgjigjsh une e di,
Brenda vetes ti një peshe mban,
Se je zog i lire ne fluturim,
Nuk te lidh as vdekja nen jorgan.
Mos eja ti mëngjeseve si era,
Nuk me trishton e sotmja plot nxitim,
Me mua lumturisht jeton e djeshmja,
Kur ne përçartje me therisje :”shpirt.”
/www.qendrapress.com